Problemi i ndotjes së ajrit në Maqedoni vazhdon ende.

Gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar është vërejtur ndotja më e madhe ndërsa Shkupi sërish është në mesin e qyteteve më të ndotura në Maqedoni. Alsat M konfirmon se mbrëmë, shifrat ishin dramatike, mbi 360 PM10 në Karposh 3 dhe Karposh 4 me rekord 573 PM10.

Në Karposh është gati se dhjetëfish më i ndotur nga ajo që është e lejuar, përkatësisht 573 PM10. Ndotja e ajrit e ngjashme është edhe nëpër qytetet e tjera ku ajri është dyfish apo trefish më shumë nga norma e lejuar, përkatësisht tejkalon pothuajse në çdo qytet 200 PM10.

Shkupi sivjet ka qenë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë ndërsa opozita akuzon pushtetin aktual se nuk ndërmerr asgjë për përmirësimin e gjendjes së ajrit.

Top Channel