Mes shumë emocionesh e momenteve argëtuese përfundon nata e parë e Audicioneve të Fshehura.

Edhe pse është vetëm fillimi, trajnerët nuk ngurruan të luftonin për të rrëmbyer në skuadrat e tyre artistët e vegjël, më të mirë të mbrëmjes. Butonat janë shtypur me vendosshmëri por vetëm 9 nga 12 konkurrentë arritën të kalonin këtë fazë.

Në mbrëmjen e parë të Audicioneve të Fshehura, Miriam Cani arriti të rrëmbejë 4 artistë, Skuadra Gjoka 3 ndërsa Arilena Ara 2. Emocionet vazhdojnë të mbeten të mëdha dhe trajnerët presin me padurim të njihen me konkurrentët e javëve të ardhshme.

Faza e Audicioneve të Fshehura sapo ka filluar! Të premten e ardhshme “The Voice Kids” vjen sërish në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel