Rreth 300 punonjëse të biznesit fason në Shkodër kanë protestuar për të denoncuar kushtet e vështira, si dhe rritjen e vazhdueshme të normave të punës nga ana e punëdhënësve.

Punonjëset kërkojnë rritjen e pagave.

Përfaqësuesit e fasonerisë e konsiderojnë këtë thjesht një problem teknik, por thonë se do të diskutohet me ortakët italianë.

Disa prej të punësuarve kanë më shumë se 15 vite që punojnë në fasoneri, e thonë se e kanë të pamundur që të vijojnë punën me këto kushte.

Top Channel