Pas bankomateve, tashmë nuk po kursehen as pikat e Lotarisë Kombëtare.

Një grup personash të paidentifikuar kanë sulmuar pikën dytësore të Lotarisë Kombëtare në qytetin e Elbasanit, gjatë natës.

Ata ia kanë dalë mbanë të thyejnë vitrinën e qelqtë dhe të marrin brenda saj një shumë prej 20 mijë lekësh.

Mëngjesin e sotëm, një grup hetimor i Policisë së Elbasanit ka nisur hetimet për të identifikuar personat e grabitjes.

Top Channel