Ahmed Husein, gazetari që fitoi titujt kryesorë të mediave sportive botërore në muajin qershor për denoncimin e korrupsionit masiv në futbollin afrikan, është ekzekutuar në makinën e tij nga dy persona me motor.

Njeriu që kishte shkaktuar tërmet në kontinentin afrikan sidomos në futbollin ganez me shkarkime dhe arrestime, është vrarë nga njerëz të paidentifikuar.

Husein ishte pjesë e një ekipi gazetarësh që zbuloi aferat korruptive në vendin e varfër nga presidenti i Federatës së futbollit Kuesi Niantaki.

Gjithashtu solli në përjashtimin e 50 arbitrave. Viktima u godit me plumba në kraharor dhe në qafë dhe nuk mundi ti mbijetonte plagëve të rënda që mori.

Policia ka nisur një aksion të madh për kapjen e dy autorëve por deri tani pa sukses. Ahmed Husein 34 vjeç, ishte kamufluar në disa raste si një investitor i fuqishëm duke korruptuar presidentin e federatës së ganës për projekte mbi futbollin.

Top Channel