Studente të Fakultetit Juridik në Tiranë kanë bërë një peticion dhe kërkojnë nisjen e mësimit. Por ata pengohen në hyrje te fakultetit. Ndërsa në disa fakultete Të Tiranës protestuesit nuk lejojnë mësimin, në rrethe universitetet janë kthyer në normalitet, siç ka ndodhur në Elbasan.

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës kërkojnë fillimin e procesit mësimor. Në një kërkesë drejtuar rektorit, ata thonë se universiteti nuk mund të mbahet më peng nga një grup i vogël studentësh, ndërsa kanë firmosur edhe një peticion, ku kërkojnë rikthimin në auditore.

Në të gjitha universitetet e vendit ka rifilluar procesi mësimor, edhe pse ka grupe studentësh që nuk lejojnë procesin studimor normal.

Në universitetin e Elbasanit mësimi vazhdon të zhvillohet normalisht. Edhe pse herë pas herë ka thirrje për protesta nga një grup i vogël studwntësh, shumica i janë rikthyer auditoreve.

Nuk kanë mbetur më shumë se 15 veta studentët që protestojnë. Ata qëndrojnë brenda ambienteve të universitetit dhe në jo pak raste dalin jashtë. Edhe pse fillimisht u bë thirrje për ngujim, as kjo nuk ndodhi.

Rreth 10 mijë studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” janë rikthyer në auditore, madje për të zëvendësuar edhe orët e prapambetura.

Top Channel