Të ardhurat e popullsisë varen nga niveli i arsimimit. Sipas INSTAT, mbi 48% e të varfërve në kryeqytet janë me arsim fillor dhe 15.2% e tyre kanë diplomë gjimnazi.

Bleona ka një vit që ka mbaruar gjimnazin dhe nuk vazhdoi më tej rrugën e dijes, por zgjodhi të punojë si shitëse, nga nevojat ekonomike, pavarësisht se ka mbetur e pakënaqur me të ardhurat.

“Mbarova gjimnazin dhe nuk aplikova për shkollë të lartë, se e di që diploma do më ngelet në mur. Zgjodha të punoj për momentin, pagat janë shumë të ulëta e di, por të paktën merrem me diçka”, shprehet Bleona Skarra.

Ndryshe nga personat me arsim të përgjithshëm, ata me arsim profesional janë më pak të varfër. Zgjedhja e Seldës për të ndjekur shkollën profesionale i ka sjellë sot pas 10 vitesh, një jetesë të kënaqshme.

“Kam filluar shkollën profesionale për estetikë, 6 muaj kanë qenë kurs intensiv dhe 6 muaj praktikë. Përveç të ardhurave të mira, është edhe kënaqësia që merr, sepse sa vjen edhe femrat kujdesen edhe më shumë për veten e tyre”, tregon Selda.

Vetëm 3 % e totalit të të varfërve në Tiranë, e zënë qytetarët me arsim të lartë. Pra, si rrjedhojë, arsimimi rrit nivelin ekonomik të çdo familjeje.

Top Channel