Menjëherë pasi u njoftua procedimi penal ndaj një “tufe shkelësish” që kishin mashtruar me TVSH-në, kryeministri Rama ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë mesazhin e tij se evazioni fiskal do të ndëshkohet ashpër.

“Ulja e taksave dhe lehtësimi tërësor i biznesit synojnë edhe uljen e informalitetit dhe të evazionit fiskal. Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan Rama në “Twitter”.

Mëngjesin e kësaj të enjteje, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal për 25 persona, të dyshuar për krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin nga kreditimi i TVSH-së.

  Tiranë, 13 të ndaluar e 12 në kërkim për mashtrim me TVSH-në

Administratorët e firmave fiktive i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit 18 miliardë lekë dëm, teksa 13 prej tyre janë ndaluar dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Top Channel