Klement Balili u paraqit sot para Gjykatës së krimeve të Rënda, për t’u njohur edhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe mbi të cilat do të gjykohet.

“Trafikim të lëndëve narkotike”, “Refuzim të deklarimit të pasurisë”, “Pastrim parash” dhe “Krijim të grupeve të strukturuara kriminale”, janë akuzat që gjykata lexoi në ngarkim të Balilit.

Për këto akuza, Gjykata e krimeve të Rënda mori masën e sigurisë arrest me burg për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”.

Vetë Balili, i cili u dorëzua të martën, pas më tepër se dy vitesh në kërkim, mohoi akuzat para gjykatës dhe kërkoi revokim të masës së arrestit, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga gjykata.

Top Channel