Për të aplikuar për kartën e re të identitetit në qytetin e Vlorës, qytetarët rrinë në radhë për orë të tëra, por shpesh edhe disa ditë rresht për të.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në këto mjedise shoqërohet shpesh dhe me tensione mes aplikantëve.

Në radhë ka dhe të moshuar e të sëmurë.

Nga 5 kompjutera që duhet të ishin në punë,vetëm 3 të tillë janë vënë në funksion nga operatorët në Vlorë. Qytetarët kërkojnë shtimin e tyre në një kohë që çdo ditë në këto zyra aplikojnë rreth 350-400 persona dhe fluksi llogaritet të vijë duke u shtuar.

Top Channel