Pasi mori në telefon një lumë mesazhesh me pyetje nga studentët, Edi Rama ka vendosur krijojë një rubrikë më vete në portalin e bashkëqeverisjes, për këdo kërkon të sqarohet.

“Mjafton të shkojë në shqiperiaqeduam.al, rubrika “Jam student, kam një pyetje”. Ka një grup që kthen përgjigje në kohë reale. Ndërkohë edhe ministrja e Arsimit në Facebook-un e saj ka një hapësirë për t’iu përgjigjur pyetjeve”, tha Rama.

Një përgjigje kishte për ata që e cilësojnë si arrogant në përgjigjet e tij ndaj studentëve: “Se ma kanë gjetur tani, thonë se përgjigjem në mënyrë arrogante. Do shohim sa kryeministra të tjerë do ju përgjigjen… Fare. Përgjigjet nuk i zbukuroj, i kam si vijnë”.

Mes atyre që kishin zgjidhur hallet përmes platformës së bashkëqeverisjes, kryeministri gjeti edhe njerëz që i thanë se kanë votuar për kundërshtarin.

Top Channel