Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se prej ditës së nesërme do të këtë shumë zhvillime nga radhët e opozitës për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

“Shumë shpejt do të kemi axhendën, Basha e tha shumë mirë, opozita do të bashkohet. Sot kemi një Parlament të marrë peng, shumë shpejt do të njiheni me axhendën dhe strukturën, me të gjithë grupet e interesit. S’ka më nevojë për protesta masive, ke mijëra studentë që protestojnë, prindër, minatorë që janë gati. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”, u shpreh Kryemadhi.

Top Channel