“Injorantët e Parlamentit”, kjo është tema që Top Story do sjellë sonte në transmetim në orën 21:00 në Top Channel.

Në fokus të dokumentarit do jenë ministrat dhe deputetët që kanë mbaruar studimet në universitete fantazmë e me doktoratura të vjedhura, apo ata që nuk dinë të flasin, por përfaqësojnë popullin në parlament.

Gjithashtu në fokus do të jenë figura të rëndësishme të politkës shqiptare që kanë marrë tituj shkencorë duke botuar studime të kopjuara. Pra që kanë rezultuar me doktoratura plagjiaturë.

Një tjetër aspekt janë edhe politikanët që kanë mbajtur poste të rëndësishme që nuk kanë asnjë lidhje me profilin e tyre professional.

Gjithashtu Top Story do të pasqyrojë situata absurde që kanë ndodhur në parlamentin shqiptar kur politikanë të lidhur me botën e krimit, bënin ligje për sigurinë e vendit.

Top Channel