Vetëdorëzimi i “Eskobarit”, nipi i Klement Balilit në Top Show: Në bazë të provave xhaxhai im është i pafajshëm

15/01/2019 22:41

Top Show ka zhvilluar mbrëmjen e së martës një lidhje telefonike me personin që negocioi me policinë për vetëdorëzimin e Klement Balilit, Rigels Balili, i cili është edhe kryetar i Bashkisë Delvinë.

Rigels Balili, theksoi gjatë bisedës telefonike se Klement Balili është i akuzuar vetëm me akuzat që vijnë nga Greqia, e sipas tij, nuk ka asnjë fakt që e përfshin Balilin në trafik droge, e në bazë të provave xhaxhai i tij është i pafajshëm.

Ai shton më tej se Klement Balili nuk mund të ekstradohet në Greqi, sepse Shqiperia nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Top Channel