Pawel Adamowicz, kryebashkiaku liberal i qytetit polak Gdansk, vdiq të hënën nga plagët e marra pasi u sulmua dhe godit me thikë nga një ish-i dënuar, i cili e sulmoi në skenë, gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha bamirëse të Polonisë.

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetet polake për të mbajtur zi për vdekjen e Adamowicz, i cili kishte qenë kryebashkiak i Gdansk për 20 vjet dhe shquhej për parime liberale, duke përfshirë strehimin e emigrantëve në kundërshtim me qeverinë konservatore nacionaliste të Polonisë.

“Nuk mundëm të fitonim”, tha ministri i Shëndetësisë Lukasz Szumowski për gazetarët nëpërmjet transmetuesit privat TVN. Mjekët kishin kryer një operacion që kishte zgjatur rreth 5 orë, ndaj Adamowicz, por pas kjo nuk e nxori atë nga rreziku për jetën, ndërsa zyrtarët polakë thanë se dita e funeralit të Adamowicz, do të shpallet një ditë zie kombëtare.

Pamjet televizive treguan mijëra njerëz që vinin për vigjilje përkujtimore, duke përfshirë edhe në Gdansk, bazën e lëvizjes së Solidaritetit të viteve 1980, që ishte i dobishëm për t’i dhënë fund sundimit komunist, si dhe në Poznan dhe kryeqytetin Varshavë.

Adamowicz u sulmua gjatë pjesëmarrjes në “Orkestrën e Madhe të Krishtlindjeve të Bamirësisë”, e cila mbledh para për pajisjet mjekësore në spitale. Kreu i bamirësisë dha dorëheqjen menjëherë pas vdekjes së 53-vjeçarit Adamowicz.

Pamjet televizive të sulmit treguan një burrë që bërtiste “Adamowicz është i vdekur!”, ndërsa ai nxitoi në skenë dhe e qëlloi me thikë kryebashkiakun, i cili u rrëzua menjëherë në dysheme.

Duke folur në skenë përpara se ai të arrestohej, sulmuesi akuzoi ish-partinë e kryetarit të bashkisë se e kishte futur atë në burg padrejtësisht dhe se atje ai ishte torturuar.

Sulmuesi u identifikua nga autoritetet polake si një 27-vjeçar i quajtur Stefan, i cili u lirua muajin e kaluar nga burgu ku ai kishte qëndruar për rreth 5 vite, për një dënim të vitit 2014 për tentativë për grabitje bankare.

Top Channel