OSHEE, Çela: Duhen investime për të ulur humbjet

15/01/2019 19:21

Zyrtarët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë thonë se i kanë përmbushur objektivat e Bankës Botërore të vendosura në programin e rimëkëmbjes energjitike.

Sipas administratorit të përgjithshëm të kompanisë, Adrian Çela, viti 2018 është mbyllur me një nivel humbjesh në rrjet prej afro 24%. Ndërkohë që gradualisht, deri në vitin 2021, ato duhet të ulen në 16,5%.

“Që të arrihet ky nivel, duhet të shoqërohet me investime. Bashkë me bankën kemi bërë një plan investimesh prej 220 milionë euro. Për të ulur 1% humbjet, duhen 45-50 milionë euro”, tha Çela.

Falë edhe situatës së mirë hidrike, OSHEE e mbyll vitin 2018 me një bilanc pozitiv prej 4 miliardë lekësh, para’ këto që do të përdoren për uljen e borxhit të kompanisë. Për këtë vit synohet përfundimi i ndarjes së operatorit me qëllim liberalizimin e tregut. OSHEE do të operojë përmes 3 kompanive të tjera në pronësi të saj, ku secila ka objekte pune të ndryshme, duke ndarë anën tregtare nga ajo teknike.

Top Channel