Shqiptari i vrarë në ambientet e burgut të  Koridhalosë, Albert Bako dyshohet se është eliminuar nga bashkatdhetarët e tij. Kjo është ajo që shkruhet në mediat greke.

Shqiptari u transferua një ditë më parë në burgun e Koridhalosë, në pritje të procesit gjyqësore për vrasjen e Zafiropoulos dhe krimeve të tjera. Viktima u la në  një qeli ku kishte edhe të tjerë shqiptar. Aty ka pasur një përleshje mes tij dhe bashkatdhetarëve të tjerë.

Vrasja ka qenë e mirëorganizuar sepse vrasësi posedonte edhe një thikë të improvizuar. Ai e ka qëlluar Bakon disa herë, duke i shkaktuar hemorragji të shumta. Për pasojë, shqiptari gjeti vdekjen disa orë pas sulmit të përgjakshëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 të një dite më parë.  Thuajse të gjitha goditjet ishin në qafë dhe në kokë

Mediat fqinje pretendojnë se Bako është eliminuar për të mos u marrë në pyetje nga ana e hetuesve në lidhje me vrasjen e kryer. Nesër ai pritej që të dilte përpara bankës së të akuzuarve. Nëse shqiptari do të fliste, atëherë telashet për bashkëpunëtorët dhe porositësit e vrasjes do të dilnin në sipërfaqe.

Albert Bako, ka plagosur 14 persona në një bar në vitin 2014, ndërsa akuzohet vrasjen në tentativë të avokatit Giorgos Antonopoulos, dhe si nxitës i vrasjes së avokatit Michael Zafiropoulos.

Top Channel