Në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla komentoi gjuhën e ditëve të fundit të përdorur nga opozita, e cila ka nota të një konflikti social.

Kur u pyet nëse mund të ketë një ’97 të dytë në Shqipëri, Balla tha: “Ne jemi në fillim të sesionit dhe uroj që opozita ta kuptojë si përgjegjësi mandatin që i ka dhënë populli. Mandatet duhen përdorur për forcimin e dialogut. Parlamenti është institucioni i opozitës. Mungesa pa argument në Parlament është në disfavor të opozitës. Me sa kam konstatuar, besoj se sesioni i ri parlamentar do ta ketë opozitën aktive në Parlament”.

Top Channel