Belind Këlliçi, kryetar i FRPD-së, deklaroi në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se FRPD-ja është prezente në protestën e studentëve, por kurrë nuk ka tentuar për ta marrë atë.

“FRPD-ja ka qenë në sinkron me kërkesat e studentëve, prandaj aludohet se pas protestës është FRPD-ja. Ne jemi prezentë në protestë, me qindra anëtarë të Forumit Rinor, por nuk kemi tentuar kurrë ta marrim, pasi protesta nuk i takon asnjë force politike. Është e studentëve që janë me PS-në, me PD-në ose pa bindje politike. Është e studentëve dhe do të mbetet deri në fund e studentëve”, tha Këlliçi.

Kreu i FRPD-së shtoi: “Nuk janë më vetëm studentët e fakultetit juridik dhe ekonomik të ngujuar, por ka edhe studentë të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Arkitekturës, Mjekësisë dhe Politekniku. Jeta akademike është pezulluar aktualisht, pasi kryeministri nuk ka zgjidhur asnjë prej pikave të studentëve”.

Top Channel