Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në hyrje të Konispolit.

49-vjeçari me inicialet F.M. ishte duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe bashkë me të ndodhej edhe babai i tij, H.M., 77 vjeç.

Makina Benz ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar pasagjeri 77-vjeçar, i cili pasi është dërguar në spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel