Shoqëronte fadromën për hapjen e rrugëve, bie në humnerë mjeti me dy punonjës të Bashkisë Librazhd

13/01/2019 11:34
Foto ilustruese

Një makinë me dy punonjës të Bashkisë Librazhd që po shoqëronte një fadromë që po hapte rrugët, ka rënë në humnerë.

Punonjësit kanë mundur të hidhen nga mjeti në momentin që ai po rrëzohej.

Punonjësit e plagosur janë dërguar në spital, ku mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti ka rrëshkitur nga akulli në rrugë.

Top Channel