“Profesoresha e yjeve”. Sot në “Exclusive”, dokumentari për sopranon e mirënjohur Suzana Frashëri

13/01/2019 12:56

Sopranoja e mirënjohur shqiptare, zonja Suzana Frashëri ka nxjerrë nga klasat e saj të kantos dhjetëra studentë, të cilët po shkëlqejnë në skenat më të rëndësishme të botës.

“Exclusive” viziton profesoreshën në shtëpinë e saj. Ajo ruan me fanatizëm shumë korrespondenca, kartolina dhe foto me studentët, të cilëve u ka kushtuar gjithë jetën, në një karrierë 30-vjeçare pranë Akademisë së Arteve në Tiranë.

Sonte, ora 20:15 në “Exclusive”, “Suzana Frashëri, Profesoresha e Yjeve”.

Top Channel