“Dështimi i Brexit-it do të ishte një shkelje katastrofike dhe e pafalshme e besimit në demokracinë tonë”.

Kështu është shprehur kryeministrja britanike, Theresa May.

Duke shkruar në Sunday Express, May kërkoi nga deputetët të mbështesin marrëveshjen e saj të Brexit-it në votimin e së martës.

Duke mos vepruar kështu, paralajmëroi ajo, rrezikon që Mbretëria e Bashkuar të lërë BE-në pa ndonjë marrëveshje ose Brexit të mos ndodhë aspak.

Top Channel