Gjermania në recesion? Korrigjohet disa herë prognoza e ekonomisë së vendit lider të BE

13/01/2019 20:43

Gjermania është konsideruar për një kohë të gjatë si ekonomia më e fuqishme e europës, por shenjat se edhe ajo është duke e humbur hovin e saj, janë shtuar gjithmonë e më shumë duke bërë që sot të përmendet mundësia e recesionit.

Prognozat e rritjes ekonomike të vendit janë korrigjuar disa herë muajt e fundit. Në dhjetor, kujton DW, indeksi i Ifos- një nga barometrat më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane ra për të katërtën herë, madje ndjeshëm.

Instituti Ekonomik i Mynihut, Ifo ka pyetur 9000 menaxhere se si e shohin gjendjen ne gjashte muajt e ardhshëm.

Kryekonomisti i LBBW, Bankës së Landit Baden-Württemberg, Uwe Burkert, nuk është optimist. Kemi një sërë rreziqesh politike para nesh, duke filluar me konfliktin tregtar SHBA-Kinë, Brexit-in, deficitin buxhetor italian, si edhe kthesën e Francës së fundmi nga reformat, thotë ai.

Edhe ekonomisti i bankës Deka, Andreas Scheuerle përmend me shqetësim rishikimin e prognozave koniunkturore, faktin qe procesi i Brexit po behet gjithnjë e më kaotik dhe protestat në France në dhjetor, partneri i dytë më i madh tregtar i Gjermanisë.

Pavarësisht sesi do të përfundojë përplasja tregtare SHBA-Kinë, efektet e saj do të ndihen fort në ekonominë gjermane, të goditur tashmë nga politika tregtare e Donald Trumpit, “America first” e ka vendosur përpara vështirësish të mëdha modelin ekonomik gjerman te orientuar nga eksporti.

Top Channel