Një kabinë elektrike pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë mbingarkesa në konsumimin e energjisë elektrike në këto ditë të ftohta.

Kabina elektrike ndodhet pranë sektorit të bulmetit në treg. Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka shmangur përhapjen e flakëve në këtë pjesë të tregut.

Për pasojë është ndërprerë energjia elektrike në zonën përreth.

Top Channel