Chelsea nuk lejon dy gabimeve radhazi në Premier League. Blutë e Londrës fituan 2-1 ndaj Newcastle në “Stamford Bridge”, duke harruar atë barazim pa gola me Southamptonin javë e kaluar.

Gjithsesi, londinezët nuk e patën “fushë me lule” ndaj ekipit që drejtohet nga Rafa Benitez, pasi “qymyrxhinjtë” tentuan deri në sekondat e fundit për të marrë të paktën një pikë në këtë transfertë të vështirë.

Kur spanjolli Pedro realizoi golin e parë në minutën e 9-të, u duk sikur Chelsea do ta kishte të lehtë suksesin, mirëpo në të 40-ën Clark i Newcastle bëri të heshtte “Stmaford Bridge”.

Gjithsesi, formacioni i Maurizo Sarrit, falë elementëve cilësorë në përbërje, shënoi golin e fitores në minutën e 57-të me brazilianin Willian, që lëshoi një diagonale në gjysmëlartësi të pakapshme nga portieri mik. Chelsea me këtë sukses ngjitet në kuotën e 47 pikëve, 6 më shumë se Arsenali ndjekës.

Top Channel