Dimri ka izoluar qindra familje në fshatrat e Pogradecit. Në Dardhas bora ka kaluar 1 metër trashësi, duke bllokuar njëra pas tjetrës rrugët e fshatrave, ndërsa për banorët jetesa bëhet tepër e vështirë.

Çdo dimër, banorët e fshatit Osnat, Nicë, Beragozhd e fshatra të tjerë e kalojnë të izoluar. Bora mbyll çdo shteg komunikimi për ta, ndërsa jeta bëhet më e vështirë mes malesh, pa shërbim mjekësor, energji elektrike dhe transport në raste nevoje. Për të mbijetuar disa prej tyre guxojnë të marrin rrugën në këmbë, pa ditur nëse do të mund të kthehen gjallë nga rruga.

Banorët e Beragozhdit mundën të dalin nga fshati vetëm këtë të shtunë, ndërkohë që në fshatrat përreth situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Top Channel