Konvergjencë është ekspozita që bën bashkë një numër të konsiderueshëm artistësh shqiptarë në Panairin e Artit Bashkëkohor në Selanik. Megjithëse ka shumë ndasi në personalitetin e tyre artistik, sërish ka edhe shumë konvergjenca.

Sipas Pollock, arti modern nuk mund të shprehë epokën e tij apo kulturën e së shkuarës, pasi çdo kohë ka teknikën e vet. Pikërisht për këtë 16 artistë që i përkasin brezave të ndryshëm bëhën bashkë për të gjetur konvergjencat mes tyre

Nëpërmjet kësaj ekspozite të zhvendosur tashmë në Galerinë Kalo, vizitorët kuptuan dhe vlerësuan artin që përfaqësonte Shqipërinë.

Nallbani na çon pas në kohën kur vajzat e reja përpiqeshin të përshtasnin një mënyrë të re jetese. Hila shpreh dëshirën për arrati dhe panikun nëpër të cilën kaluan njerëzit në 1997, ndërsa Leka ndjesinë që diktatura ka lënë në mendjet dhe shpirtrat tanë.

Top Channel