Historia e dashurisë që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Gjonit dhe Agetinës, çifti që kishte 50 vite sëbashku. Gjoni e kishte njohur Agetinën nga motra e tij dhe historia e tyre kishte lindur me shikim të parë.

Dashurinë e tyre, Agetina dhe Gjoni e kishin kurorëzuar në martesë. Ata ia kishin dalë mbanë të qëndronin sëbashku pavarësisht sfidave që jeta kishte rezervuar për ta. Fatkeqësisht ata nuk kishin mundur të bëheshin prindër. Por kjo gjë i kishte lidhur më shumë dhe e kishte forcuar dashurinë e tyre.

Për të falenderuar bashkëshorten, njeriun më të rëndësishëm në jetën e tij, Gjoni i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Në letrën që ai kishte shkruar për Agetinën u zbuluan vështirësitë ekonomike dhe shpirtërore me të cilat ishin përballur. Madje Gjoni dhe Agetina nuk kishin mundur të organizonin ceremoninë e martesës.

Për t’i plotësuar Gjonit dëshirën që Agetina të kishte një unazë si simbol të dashurisë së tyre, moderatorja Arbana Osmani i dhuroi asaj një unazën dhe një fustan. Pas 50 vitesh martesë, Agetina dhe Gjoni kërcyen për herë të parë sëbashku në studion e “Dua të të bëj të lumtur”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel