Një shqiptar 41-vjeçar është arrestuar në Peskara të Italisë nga policia për prodhim dhe shitje droge.

Në momentet e arrestimit, shtetasi K.A., me pasaportë shqiptare, por shumë kohë rezident në Itali, është një person i njohur nga drejtësia italiane për shkak të të kaluarës së tij të errët. Agjentët e e seksionit “Anti-drogës” të skuadrës Flying, dje pasdite trokitën në derën e apartamentit në bregdet në Montesilvano dhe e arrestuan në flagrancë. Ai ndodhej në banesë së bashku me partenrern e tij.

Me të hyrë në banesë, poicia gjeti në tryezën e kuzhinës një copë najloni, (hetimi thotë se ajo përmbante rreth 80 gram kokainë), një peshore dhe pothuajse 200 euro. Shtetasi K.A., në atë moment ndodheshe në dhomën e gjumit dhe u arrestua menjëherë nga policia në mënyrë që të mos mundohej të fshihte provar. Në një xhep pantallonash, iu gjet një dozë heroine. Gjithashtu janë konfiskuar disa fletë dorëshkrimesh që përmbajnë shifra dhe emra, në të cilat do të përqendrohet tani vëmendja e hetuesve.

Top Channel