Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar kryesisht në zonën verilindore të Shqipërisë duke krijuar probleme në disa akse. Ndërkohë që në disa zona të tjera reshjet e shiut kanë favorizuar largimin e borës nga rruga.

Rruga Kukës-Bushtricë dhe Kukës- Ura Zapotit ka pasur reshje të dendura deri në darke ku në punë për kriposje kanë qenë dhe janë 4 borëpastruse, 2 fadroma, një kamion. Për shkak te temperaturave shumë të uleëta rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pjesërisht. Ka rënë rreth 90 cm dëborë.

Rruga Dedaj – Razëm dhe Koplik-Razem ka pasur reshje të dendura deri në darkë ku në punë për kriposje kanë qenë dhe janë 2 borëpastruse. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pjesërisht. Ka rënë rreth 50 cm dëbore.

Rruga Laç – Koman ka pasur reshje të dendura deri në darke ku në punë për pastrim dhe kriposje kanë qenë dhe janë 1 borëpastruse dhe 1 fadrome. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pjesërisht. Ka rënë rreth 40 cm dëborë.

Situata e akseve të Tropojës është si më poshtë:
-Aksi B.Curri – Valbonë trashësia e borës ka shkuar 1 m. Po punojnë dy borëpastruese dhe 1 fadromë.
-Aksi B.Curri-Fierzë trashësia e borës ka shkuar 70 Cm. Po punojnë 2 borëpastruese.
-Aksi Ura e Bujanit-Qafe-Morin trashësia e bores 65 cm. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadrom.
-Aksi B.Curri-Kam, trashësia e borës 70 Cm. punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Te gjitha akset janë te hapura dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhir

Situata e akseve të Dibrës është si më poshtë:
90% e fshatrave në Dibër vazhdojnë te jenë të izoluar. Aksi Peshkopi-Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë.

Peshkopi-Kukës i kalueshëm me zinxhirë po here pas here ne disa vende bllokohet. Ne Aksin Peshkopi-Kukës trashësia i kalon 1 m.

Fshatrat e bllokuara: Lura, Selishta, Arras, Sllova, Kala e Dodës, si dhe disa fshatra të komunës Melan.

Urë Çereneci-Stebleve 39 km, trashësia e borës arrin afër 1m pasi ka rene dhe mbrëmë, punohet në këtë segment me dy fadroma.
Aksi Dogane- Trebisht 3,3 km ashtu si aksi tjetër, por fadroma pritet të shkoje sot.
Aksi Qaf Bualli-Kraste 16,7 km kalohet me zinxhirë dhe punojnë dy borëpastruese.
Aksi Komesi-Burrel 5,7 km dhe Ura e Matit-Lis 8,9 km kalohet me zinxhirë dhe punon një borëpastruese, janë duke punuar.

Në Korçë vetëm aksi Korçë-Dardhë mbetet i kalueshëm me zinxhirë. Ka pasur edhe 5 cm reshje bore, por pa probleme. Situata vazhdon të jetë e vështire në njësitë Administrative ku shumë fshatra mbeten të izoluar.

Aksi Elbasan-Qafë Thanë i kalueshëm pa probleme. Aksi Librazhd-Peshkopi për momentin i bllokuar, në fshatin Llange ka rënë një ortek dëbore, po punohet per hapjen. Reshje dëbore ka pasur edhe në fshatrat e Elbasanit, në gjinar ka rreth 20 cm bore, por rruga është e kalueshme.

Vazhdojnë te jenë të bllokuara disa fshatra të Librazhdit dhe Prrenjasit ku gjithashtu ka mungesë të energjisë elektrike.

Intensiteti i reshjeve te deborës në Qarkun e Lezhës gjatë natës së kaluar ka qenë më i ulët duke sjellë një përmirësim të situatës. Kështu, në Rrugën e Kombit automjetet kanë qarkulluar normalisht, ndërkohe që policia këshillon që të përdoren gomat dimërore.

Sipas drejtorit te Drejtorit te Drejtorisë Arsimore Lezhë Bardhok Puluaj, në Mirdite do të vijojnë të qendrojnë të mbyllura të gjitha shkollat.

Në Lezhe, është njësia administrative Ungrej, e cila është izoluar për shkak te bllokimit të rrugës se Kreshtës dhe nga ana bashkisë akoma nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Top Channel