Me dhjetëra personalitete të sportit, të gazetarisë dhe politikës ishin prezentë në homazhet për ish futbollistin e kombëtares shqiptare, dhe gazetarin Mikel Janku.

Opinionisti i njohur sportiv ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare por la pas tij, gjurmë të pashlyeshme në mendjet e tifozëve.

Pak kohë më parë, Federata shqiptare e futbollit e kishte vlerësuar Mikel Jankun me titullin nderi i futbollit, ndërsa në 70 vjetorin e themelimit, klubi i Partizanit i akordoi medaljen e Meritës.

Top Channel