Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka denoncuar me anë të një postimi në Facebook atë që e quan “skandal me sigurinë e Depove të Armatimit të bazës më të rëndësishme detare që zbrazet gjatë natës”.

“Kjo vetëm 24 orët e fundit!!! STANDARDET e SIGURISË në nivelin nën “0” në vendin anëtar të NATO-s që qeveriset nga një narko-qeveri e korruptuar! P.S. të gjitha shërbimet dhe resurset e SIGURISË funksionojnë 24/24 vetëm aty ku cënohet mbijetesa politike e narko-Kryeminstrit: tek studentët në protestë, tek naftëtarët në protestë, tek minatorët në protestë… tek populli në protestë”, shkruan Strazimiri.

Top Channel