Aaron Ramsey, shumë shpejt do të jetë futbollist i Juventusit.

Kjo është ajo që publikohet në median britanike, sipas së cilës mesfushori i Arsenalit do të mbërrijë të dielën në Itali për të kryer vizitat mjekësore, e për të zhvilluar një takim me agjentët pas Superkupës së Italisë, për të ratifikuar kontratën e re me bardhezinjtë.

Sipas të përditshmes “The Guardian”, Ramsey do të firmosë me kampionët e Italisë një kontratë 5-vjeçare, me një pagë prej rreth 8 milionë eurosh në sezon.

Mendohet se transferimi do të bëhet në muajin qershor, me Ramseyn që do të vijë te skuadra torineze me parametra zero, por nuk përjashtohet mundësia që kjo lëvizje të bëhet edhe këtë muaj, me Arsenalin që do të kërkojë të përfitojë nga ky transferim për të pasuruar arkat e tij.

Top Channel