Në disa faqe “online” ekzistojnë forume apo faqe të ndryshme “chat”-imi ku të miturit bien viktima të pedofilëve nga e gjithë bota. Top Story bëri një vëzhgim konkret me atë që ndodh në të tilla faqe. Konkluzioni ishte tronditës.

Top Story hapi një llogari ku përcaktuam moshën e një vajze imagjinare 14-vjeçare. Menjëherë, lumë mesazhesh vinin në drejtim të llogarisë nga persona në moshë shumë më të madhe. Ata ftonin vajzën, e cila në rastin konkret ishte imagjinare, për të kryer marrëdhënie seksuale. Një prej atyre që shkruanin për shembull ishte edhe një 48-vjeçar që “chat”-onte nga Gjermania.

Edhe pse në përgjigjet që jepeshin për këta grabitqarë seksualë në komunikim theksohej mosha e vogël, ata kryenin vetëm biseda me përmbajtje të fortë erotike.

“47% e fëmijëve kanë komunikuar në dhomat e “chat”-it të paktën një herë me një të panjohur”, tha për Top Story Mergit Vataj, drejtor i “Alo 116”.

Top Channel