Manchester City lëshoi një “rrebesh” golash mbi skuadrën e Burton në “Etihad Stadium”, në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës angleze apo siç njihet ndryshe, Carabao Cup.

Skuadra e Guardiolës siguroi plotësisht kalimin në finale që në ndeshjen e sotme, ku fitoi me rezultatin e thellë 9-0, duke bërë që sfida e kthimit më 23 Janar të luhet për statistikë.

Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus shënoi plot 4 herë në takimin e sotëm, ndërsa De Bruyne, Zinchenko, Foden, Walker dhe Mahrez, kompletuan festivalin e golave.

Në finalen e trofeut, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të përballet me fituesen e çiftit londinez Chelsea-Tottenham, që do të vendoset në sfidën e 24 janarit, pasi dje “Spurs” fituan ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0.

Top Channel