Miqësoret e dimrit, Skënderbeu fiton ndaj Tiranës. Partizani barazim, Kukësi mposhtet në Turqi

09/01/2019 17:35

Skuadrat shqiptare kanë filluar testet me njëra-tjetrën në këtë periudhë pushimi dimëror. Skënderbeu-Triana ka ngjallur kureshtjen në përballjen e tyre në Durrës, ku gjithçka u mbyll në favor të korçarëve, pavarësisht avantazhit të Tiranës në fillimin e ndeshjes me Mucin.

Skënderbeu ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit me rezultate negative të njëpasnjëshme, e kjo periudhë pushimi dimëror duket t’i ketë ardhur në ndihmë.

Ndërkohë, si rrallëherë korçarët e shohin me interes të madh merkaton e dimrit. Që nga koha kur nisën të dominojnë futbollin shqiptar, korçarët po si rrallëherë kanë vendosur ta zhvillojnë fazën përgatitore në Shqipëri.

Tirana e mbylli fazën e fundit të kampionatit me ndeshje të mira dhe me sinjale pozitive, që u mbyllën me fitoren ndaj Flamurtarit. Ndeshja e kontrollit ndaj Skënderbeut, për trajnerin e Tiranës Ardian Mema dha sinjale pozitive, pavarësisht rezultatit.

Për bardheblutë, sytë mbeten te merkatoja dhe Mema shpreh gatishmërinë e drejtuesve për mbështetje, edhe pse nuk zbulon ende emrat e afrimeve të reja. Por, a do t’i shpëtojë rënies Tirana në këtë vit 2019?

Ndërkohë, Partizani ka barazuar në Turqi me Sivasporin 1-1, ndërsa Kukësi u mund nga Basaksehiri i Stambollit 2-1.

Top Channel