Gazeta serbe “V.Novosti” raporton se natën mes 6 dhe 7 janarit në Beograd, tre të rinj shqiptar kanë shkruar në borën që kishte rënë mbi automjete simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas të njëjtës media, për këtë akt ata janë dënuar me nga 55 ditë burgim. Teksa e konsideron skandal që ka shqetësuar banorët e Mirijevës pranë Beogradit, gazeta shkruan se ngjarja ka ndodhur në vigjilje të Krishtlindjeve ortodokse.

Në pranga përfunduan Iba Bajrami (20-vjeç) dhe Shpreson Bajramin (22-vjeç) nga Beogradi, por dhe Daniel Kryeziu (25-vjeç) nga Prizreni.

Atë natë, ata kanë shkruar “UÇK” në borën mbi dhjetëra automjete të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijevo dhe gazeta e ka ekzagjeruar situatën duke shkruar se qytetarët serbë të frikësuar kanë njoftuar policinë.

Top Channel