Forcat e Policisë së Komisariatit të Lezhës arrestuan në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe proceduan 2 persona të tjerë. Ata janë konfliktuar për motive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin, në qytetin e Lezhës.

Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u shmang përshkallëzimi i konfliktit, që mund të rezultonte me pasoja fatale. Policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë.

Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.

Top Channel