Mbërrin pranë familjes trupi i pajetë i 28 vjeçares, Anxhela Petros, e cila humbi jetën mbrëmjen e ndërrimit të viteve, pasi u qëllua për vdekje nga i ati, në Korfuz të Greqisë.

Nëna, e saj, Xhezmija, e cila ishte divorcuar nga babai i vajzës, kishte dhënë aprovimin që e bija të jetonte me të atin për një jetë më të mirë.

Pas ngjarjes, të cilën e mësoi nëpërmjet medias, ajo kërkoi që trupi i vajzës të prehej në qytetin e Saj, të cilin Anxhela e kishte lënë që e vogël.

Nëna e saj udhëtoi menjëherë pas ngjarjes në Greqi, ku nisi procedurat për kthimin e trupit të pajetë, e ndihmuar nga disa të afërm.

Nipi i saj, Artemon Stoceni i është gjendur pranë familjes në këto momente të vështira. Ai bën apel për ndihmë ku familja është në gjendje të vështirë ekonomike.

Trupi i pajetë i 28 vjeçares do të përcillet nesër për në banesën e fundit, në varrezat e Suelasit, në lagjen Donika Kastrioti ku jeton nëna e saj.

Top Channel