Revista e njohur italiane “Chi” i ka bërë jehonë sot lajmit për një lidhje të re të modeles argjentinase, Belen Rodriguez, e cila vetëm pak muaj më parë i dha fund raportit me pilotin italian të Moto GP-së, Andrea Ianonne.

Sipas revistës, modelja e njohur tashmë është në një lidhje me ish sulmuesin e Napolit dhe Paris Saint Germain, yllin argjentinas Ezequel Lavezzi, me të cilin është ritakuar para disa ditësh në Uruguai.

Të dy njiheshin që nga periudha kur futbollisti luante te Napoli, por ritakimi në Uruguai i ka gjetur të dy “single” dhe kaq ka mjaftuar për të hapur tjetër kapitull rozë në librin e pambarim të Belen Rodriguezit.

Deri tani asnjë nga palët nuk ka konfirmuar apo mohuar këtë lidhje, ndërsa miq të modeles kanë thënë për revistën se prisnin që Belen të kthehej në Itali para datës 6 Janar, por kjo e fundit ka shtyrë biletën e kthimit në mënyrë të çuditshme.

FOTO GALERI
1/41

Top Channel