Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. I arrestuari është shtetasi me iniciale A.D, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Top Channel