Jurgen Klopp nuk e kishte vlerësuar sa duhet sfidën e fazës së 1/32-tave të FA Cup, përballë Wolvesit dhe kjo i kushtoi shtrenjtë.

Tekniku gjerman i Liverpoolit la në stol një pjesë të madhe të titullarëve për këtë sfidë, të cilën e humbi me rezultatin 2-1, çka përkthehet në eliminim.

Jimenez dhe Neves shënuan për vendasit, ndërsa Liverpool barazoi përkohësisht me anë të sulmuesit belg Origi, por nuk shmangu dot eliminimin.

Ky është trofeu i parë sezonal, nga i cili Liverpooli “heq dorë”, ndërsa “the reds” mbeten pretendentët kryesorë për të triumfuar në Premier League dhe për të synuar Ligën e Kampionëve.

Top Channel