Niki Lauda ka përsëri shqetësime shëndetësore. Presidenti i nderit i Mercedesit është në spitalin “AKH” të Vjenës, për shkak të një gripi të marrë gjatë periudhës së festave, e tani është në terapi intensive.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja austriake “Kronen Zeitung”, sipas së cilës, Niki Lauda është në të njëjtin spital ku u shtrua edhe në gusht të vitit të kaluar, duke iu nënshtruar një transplanti në mushkëri, duke qëndruar i shtruar për 3 muaj.

Një zëdhënës i spitalit tha për “ORF”-në se ish-piloti, që në 22 shkurt do të festojë 70-vjetorin e lindjes, është duke u kuruar, por vendimi për daljen e tij nga spitali do të merret javën e ardhshme.

Top Channel