Pse shkruaj vargje dhe jo prozë? -pyet Lasgush Poradeci. Kur them vargje, vazhdon ai, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm të përsosurit rrojnë. Të papërsosurit vdesin.

Ndaj “Exclusive” shkoi në Pogradec, në qytetin e poetit të dhimbjes vetjake, Lasgush Poradecit, një prej njerëzve më trillanë të historisë së letrave në Shqipëri, të përkujtojë me shumë dashuri ditëlindjen e 119 të tij.

“Kërkoj arsyet nga më të ndryshmet dhe para se të bëj shpjegime të mëdha estetike, mendoj për shkaqet e mëdha shoqërore që sollën një Lasgush. Mendoj për Shqipërinë e viteve 20-30, 15-20 vjet pas Pavarësisë, kur djelmëria shqiptare u trondit nga poezia e Lasgushit.

Pse u trondit? Unë mendoj jo vetëm arsyet filozofike, por në radhë të parë ai ngriti në eter, ndjenjën e dashurisë, që ishte një ndjenjë e madhe lirie dhe shpëtoi nderin e djelmërisë shqiptare. Ishte një sistem domino, nga djelmëria, ky efekt sistemi arriti deri tek vajzat shqiptare”, shprehet poetja Natasha Lako.

Top Channel