Gjashtë këngë të Tefta Tashko Koços, të panjohura më parë, regjistruar në tre disqe në vitin 1942 në Milano, janë sjellë në Korçë.

Këngët janë regjistruar nga shtëpia diskografike “Columbia” dhe disqet tani janë vendosur në Muzeun Kombëtar të Arsimit.

Në vlerësim të figurës së sopranos, disqet e regjistruara nga artistja, materiale fotografike dhe dokumentarë të saj, u ekspozuan në ambientet e këtij muzeu.

Ndërkohë që sipas studiuesit të historisë, Niko Kotherja, këto materiale janë një dëshmi me vlerë për historinë tonë kulturore.

Disqet me zërin e artistes janë gjetur brenda Shqipërisë duke plotësuar kështu repertorin prej 42 këngës të sopranos së njohur shqiptare.

Top Channel