Ai është nxjerrë jashtë “Piratëve të Karaibeve” pas plot 5 filmash, ndërkohë që “Disney” rikthen serinë në jetë.

Por, kjo nuk e ka penguar Johnny Depp të zhytet në karakterin e tij të famshëm, kapitenin Jack Sparrow, kur vizitoi fëmijët në spitalin dhe qendrën e kërkimeve të institutit “Curie” në Paris.

Aktori 55-vjeçar luajti rolin për çdo sekondë, ndërsa pozonte për foto me fëmijët dhe bisedonte me stafin në pavijon.

Kapiteni pirat mbante kapelën e tij të përhershme, paruken e gjatë, si edhe mjekrrën ekstravagante, në këtë nismë të një fondacioni të specializuar në luftën kundër kancerit.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që aktori përqafon të tilla nisma. Më herët, nën petkat e Jack Sparrow, ai ka vizituar fëmijët në spitalin e Londrës, “Great Ormond”.

Por, kjo shfaqje e fundit e tij vjen në një kohë kur “Disney” ka konfirmuar se ai nuk do të jetë pjesë e rikthimit të “Piratëve të Karaibeve”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel