Një nga problemet më të mëdha të të gjitha vajzave është veshja, aq më tepër kur bëhet fjalë për shfaqje apo festa me rëndësi të veçantë.

Ndaj, në këtë atmosferë festive, ku na ndajnë vetëm 3 ditë nga nata e ndërrimit të viteve, “bloger”-et Anxhelina Kotorri, Rita Saraçi dhe stilistja Jona Çuçi dhanë disa këshilla të vlefshme në studion e “Ftesë në Pesë”, me Bieta Sulon.

Vajzat parashikuan se, sërish pjesa më e madhe do të tentojnë të shkojnë në ngjyrat klasike, si e zeza apo e kuqja, por ato ndanin të njëjtin mendim për të guxuar pak më tepër.

Sipas tyre, do të ishte më mirë që të merrnit në konsideratë ngjyra të tjera më të ngrohta, si bluja turkeze, e verdha, apo roza, pa lënë pas dore përdorimin e xixave dhe materialeve të shndritshme.

Top Channel