Institucionet e shëndetit publik në Kosovë po e mbyllin vitin me një grevë 2-ditore. Aksioni i nisur të mërkurën zgjati edhe të enjten.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë, Blerim Syla, tha për BIRN se nëse qeveria i injoron kërkesat e tyre, greva do të vazhdojë. Masat tona do të radikalizohen me protesta nëpër sheshe, u shpreh ai.

“Ne kemi kemi të drejtën të heqim përparëset e bardha e të shkojmë në shtëpi, nëse shteti nuk na paguan”, shtoi Syla.

Mjekët në Kosovë aktualisht marrin diku tek 600 euro në muaj. Por ata ndihen të nënvlerësuar në një kohë kur mund të paguhen shumë më tepër dhe me lehtësi më të madhe jashtë institucioneve të shëndetësisë. Grevës i janë bashkuar të gjitha njësitë e qendrës klinike universitare të Kosovës, megjithatë rastet e urgjencës vazhdojnë të marrin trajtim të plotë.

Ndërkohë, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka shprehur shqetësim për gjendjen e pacientëve pas hyrjes së stafit shëndetësor në grevë. Drejtues të saj e konsiderojnë të papranueshme që stafi mjekësor t’i përdorë pacientët si “mish për top” në “luftën” që po bën me qeverinë për rritjen e pagave.

Top Channel