Kanë qenë në zhvillim për një kohë të gjatë, por në vitin 2018 modelet SUV (Sport Utility Vehicle) zunë vendin kryesor në llojet e makinave të prodhuara dhe të shitura.

Pa marrë parasysh se çfarë lloj makine ju mund të keni konsideruar, të madhe, të vogël, performancë të çmendur ose super efikase, tani ka një SUV për të gjitha këto lloj cilësish.

Për ta bërë dominimin të plotë, Lamborghini dhe Rolls-Royce, dy markat që qëndrojnë në polet e kundërta të botës ultra luksoze të automjeteve, secili filloi të bënte SUV-in e tij përkatës.

FOTO GALERI
3/6
Jaguar I-Pace - Ky ishte edhe viti kur Jaguar I-Pace plotësisht elektrike, goditi tregun. Sinqerisht, ajo mezi kualifikohet si një SUV në të gjitha aspektet, pasi ajo ka vetëm një lartësi pak më shumë "off road" se një makinë tipike. Në fakt, është një nga automjetet elektrike më të pëlqyeshme, nëse jo më të kënaqshme.

Top Channel